Sherri mes katër të rinjve në Durrës pasditen e sotme në Durrës përfundoi në përdorimin e armëve. Ngjarja ndodhur në zonën e njohur si ura e Dajlanit.
Sipas policisë, disa të rinj u përleshen me njëri-tjetrin pranë një hoteli në vijën bregdetare dhe njëri prej tyre i identifikuar si Alvaro Strefi nga Shijaku ka qëlluar në ajër me pistoletë.
Për fat të mirë patrulla e policisë ndodhej pranë vendit të ngjarjes dhe neutralizoi disa prej personave të përfshire në konflikt, por pa mundur të venë në pranga Strefin, i cili tashme ndër të tjera akuzohet për “prishje të rendit dhe qetësisë publike” si dhe “armëmbajtje pa leje”.
Policia po punon për të mësuar vendndodhjen e Alvaro Strefit, ndërsa personat e përfshirë në konflikt po japin dëshmitë e tyre ne komisariatin e policisë në Durrës.
Mirëpo, Strefi nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai rezulton me precedent të mëparshme penal.
Mësohet se në vitin 2014 është arrestuar për falsifikim dokumentash së bashku me disa persona të tjerë.
Arrestimi i tij asokohe është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Klienti” në Durrës. /abcnews.al