“Shani e mallkoni sa të doni, bëjmë ç’të duam”, vajza e Peter Lim tërbon tifozët

schedule13:59 - 2 Korrik, 2020

schedule 13:59 - 2 Korrik, 2020

Valencia nuk gjen qetësi. Këtë javë klubi spanjoll vendosi të ndryshonte trajnerin, ndërkohë që për drejtuesit shpesh ka pasur kritika. Pronari i klubit Peter Lim, biznesmen nga Singapori, shpesh ka qenë në qendër të vëmendjes, pasi tifozët e kanë sulmuar përmes banderolave në stadium.

Edhe në rrjetet sociale nuk mungojnë komentet e tifozëve, që tashmë kanë marrë edhe një përgjigje që do i inatosë edhe më keq ata. Për të nxehur situatën ka menduar vajza e Peter Lim, Kim, e cila përmes “Instagramit” përcjell një mesazh të qartë për tifozët.

“E njëjta situatë sërish. Disa tifozë të Valencias shajnë dhe mallkojnë familjen time dhe mua. A nuk e kuptojnë ende? Klubi është i yni dhe ne mund të bëjmë çfarë të duam me të dhe askush nuk mund të bëjë dhe të thotë ndonjë gjë”, shkruan Kim Lim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!