Monza do të garojë sezonin e ardhshëm në Serie B dhe dyshja Berlusconi-Galliani do të ndërtojnë një ekip shumë të fortë. Objektivi është kalimi i skuadrës në Serie A dhe diçka të tillë e sjell një merkato cilësore.
Administratori i deleguar i Monzës, Adriano Galliani siguron tifozët për përforcimin e ekipit në një prononcim për Corriere della Sera dhe sqaron përfundimisht zërat rreth afrimit të Zlatan Ibrahimovic e Kevin Prince Boateng.
“Nuk duhet harruar fakti që Monza është 100% pjesë e grupit Fininvest. Me një pronësi kaq solide dhe ambicioze, asnjë nga lojtarët që kemi kontaktuar nuk do të na refuzojë.
Kam flirtuar me Boateng, por ai kërkon një rrogë që nuk është në përputhje me parametrat tona. Ibrahimovic? Unë e adhuroj Zlatanin, por ai ka një rrogë jashtë mundësive tonë“, përfundon Galliani. /abcnews.al