Arrestohen 13 persona në Tiranë, policia jep detajet

schedule15:01 - 1 Korrik, 2020

schedule 15:01 - 1 Korrik, 2020

Policia e Tiranës gjatë 48 orëve të fundit ka arrestuar 13 persona për vepra të ndryshme penale, kryesisht për aksidente rrugore.

4 prej të arrestuarve janë arrestuar nga specialistët për hetimin e krimit për dhunë fizike dhe goditje të punonjësve të policisë ndërsa 7 të tjerë janë arrestuar në flagrancë nga specialistët e qarkullimit rrugor, pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur, duke bërë që të aksidentonin këmbësorët, 1 prej të cilëve ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:  

Tiranë

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 48 orëve të fundit janë vënë në pranga 13 persona, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. S., 34 vjeç, pasi në rrugën “5 Maji”, në bashkëpunim me një shtetas ende të paidentifikuar, ka goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin A. K., duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. K., 28 vjeç, sepse në Bathore, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K. GJ., 53 vjeç dhe S. GJ., 30 vjeç, pasi në rrugën “Konferenca e Pezës”, me vetëgjyqësi, duke penguar ekzekutimin e vendimeve të gjykatës, kanë pushtuar tokën e shtetasit M. S., si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit publik, për shkak të detyrës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  • N. B., 51 vjeç, pasi në rrugën “Teodor Keko”, pas një manovre të gabuar, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen dhe pas shpërndarjes të copave të betonit në mënyrë të çrregullt është përplasur me to edhe motori me drejtues shtetasin K. A. dhe pasagjer M. K., të cilët ndodhen në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
  • M. M., 25 vjeç, pasi në rrugën “Aleksandër Moisiu”, është kapur në flagrancë duke drejtuar motorin pa lejen përkatëse.
  • A. K., M. Q. dhe K. F., pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.
  • F. R., 57 vjeç, pasi ditën e djeshme, në bulevardin “Gjergj Fishta”, ka aksidentuar këmbësorin T. Sh., 76 vjeç, banues në Berat, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
  • M. Sh., 68 vjeç, pasi ditën e djeshme, në bulevardin “Bajram Curri, ka aksidentuar këmbësoren S. M., 74 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
  • A. D., 33 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Vishje-Farkë”, ka aksidentuar shtetasin H. D., 75 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë është kapur dhe ndaluar shtetasi:

  • S. D., 46 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë e ka dënuar me 10 muaj burg, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!