ZYRTARE/ “Më ka bërë shumë përshtypje”, Arsenali blindon talentin 18-vjeçar

schedule14:39 - 1 Korrik, 2020

schedule 14:39 - 1 Korrik, 2020

Bukayo Saka ka firmosur kontratën e re me klubin e Arsenal. Mesfushori 18-vjeçar ka nënshkruar marrëveshje afatgjatë, sikurse bën me dije klubi londinez. Ai është shumë i lumtur për arritjen ë marrëveshjes, ndërkohë që fjalë të mira për të ka edhe trajneri Mikel Arteta.

“Londra është shtëpia ime, Arsenali skuadra ime. Jam shumë i lumtur që njoftoj më në fund zgjatjen e kontratës time. Më pëlqen shumë të luaj për këtë klub dhe tani do shoh përpara se çfarë rezervon e ardhmja. Puna e fortë do të vazhdojë dhe dua të jetoj ëndrrën time. Zoti është i madh”, shkruan Saka në rrjetet sociale.

Arteta, për faqen zyrtare të Arsenal, shton: “Bukayo është një lojtar i ri dhe i talentuar, si dhe shumë inteligjent. Ai më ka bërë përshtypje me punën e tij dhe sjelljen. Gjatë gjithë kohës mundohet të mësojë dhe të përshtatet.

E gjitha kjo i është shpërblyer me paraqitjet e bëra. Jam i gëzuar që do të vazhdojë të punojë me të për ta zhvilluar edhe më tej. Sigurisht edhe ai do të na ndihmojë të arrijmë qëllimet tona”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!