Studimi: Personat që kritikohen shpesh nga partneri, vdesin më herët

schedule15:02 - 1 Korrik, 2020

schedule 15:02 - 1 Korrik, 2020

Një studim i kryer së fundmi ka treguar se kritikat e shpeshta ndaj partnerëve sjellin më shumë dëme, madje ka më shumë gjasa që ata të vdesin para kohe. Hulumtimi, në të cilin morën pjesë 1 734 burra dhe gra, zbuloi se personat me nivel të lartë kritikash, kishin më shumë të ngjarë të vdisnin brenda një periudhe kohore pesë vjeçare, sipas “The Sun”.

Gjithashtu, studimi tregoi se këta persona kishin dy herë më shumë gjasa të vdisnin më herët, sesa ata që nuk janë kritikuar. Jamila Bookwala, një ndër autorët e studimit tha se kritikat e shpeshta mund të jenë negative jo vetëm për shëndetin mendor, por edhe për atë fizik, shkruan abcnews.al.

Mund të jetë një lloj stresori kronik ndërpersonal, dhe ashtu si stresorët e tjerë kronikë, mund të ketë një ndikim negativ kumulativ dhe të qëndrueshëm jo vetëm në shëndetin dhe mirëqenien, por edhe në vdekshmërinë. Ata që treguan se ishin kritikuar shpesh kishin një rrezik 44 përqind më të madh për të vdekur pesë vite më vonë, krahasuar me ata që treguan se ishin kritikuar ndonjëherë,” tha Bookwala. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!