Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth një orë më parë në Vorë.
Mësohet se janë përplasur dy automjete me njëri-tjetrin.
Si pasojë, kanë mbetur të plagosur drejtuesi i njërit prej mjeteve, bashkëshortja e tij shtetasja M.M dhe fëmija i tyre 2-muajsh.
Sakaq, bëhet me dije se ata aktualisht ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën
Njoftimi i Policisë:
Më datë 01.07.2020, rreth orës 12:40, në Vore, mjeti me drejtues shtetasin E.M., ka aksidentuar mjetin me drejtues shtetasin E.M., 33 vjeç. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të demtuar drejtuesi i mjetit E.M., si edhe pasagjeret në mjet shtetasja M.M dhe femija i tyre 2-muajsh, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



