Kërkesat për azil në Francë, shqiptarët ua kalojnë sirianëve

schedule11:08 - 10 Prill, 2018

schedule 11:08 - 10 Prill, 2018

Franca ka shënuar një rritje të kërkesave për azil në vitin 2017. Sipas të dhënave zyrtare të Ofpra (Zyra Franceze për Mbrojtjen e Refugjatëve dhe Personave pa Shtetësi), 100.755 kërkesa për azil janë shënuar në Francë gjatë vitit që lamë pas. 17.5% më shumë se viti 2016 është rritja e kërkesave totale për azil.
Të parët renditen shqiptarët, duke kaluar edhe sirianët e afganët. Plot 12.131 aplikime për azil kanë bërë në shtetin francez, një rritje kjo prej 60% më shumë se viti 2016.
Ata ndiqen nga afganët, që pasojnë me 6671 kërkesa për azil, sirianët me 5824 raste dhe shtetasit nga Haiti me 5744 aplikime. Ndërsa sipas të dhënave zyrtare për tre muajt e parë të vitit 2018, vihet re një rënie e kërkesave për azil nga shqiptarët, por kanë pësuar rritje aplikimet e gjeorgjianëve. /tvklan.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!