Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Prekëse, 94 vjeçarja bashkohet me familjen e saj pas 4 dekadash

schedule10:53 - 1 Korrik, 2020

schedule 10:53 - 1 Korrik, 2020

Falë internetit, një 94-vjeçare nga India ka arritur të bashkohet me familjen e saj pas 40 vitesh. E moshuara, e cila ka probleme me kujtesën u zhduk në 1979 pasi u pickua nga disa bletë, kur po përpiqej të kthehej në shtëpi dhe në gjendje jo të mirë shëndetësore u gjend në një autostradë.

Panchu Bai u gjet në gjendje të rëndë nga shoferi i një kamioni, Noor Mohammad, të cilën më pas e mori në shtëpinë e tij, dhe u kujdes për të. Pas shumë vitesh kërkimesh, ka qenë djali i Mohammad që ka arritur të zbulojë vendodhjen e familjes së saj.

Esrar Khan tregon se për shkak të vështirësive për të kuptuar gjuhën e saj amtare, nuk arritën të kuptonin emrin e saktë të fshatit të saj, shkruan abcnews.al.



Gjyshja Panchu Bai, 94 vjeç, e cila u zhduk nga fshati i saj indian është ribashkuar me nipin e saj pas 40 vitesh jetese me një familje surrogate që e futi. Foto: Panchu (majtas) ribashkohet me komunitetin e saj të fshatit në Maharashtra

‘Ne e pyetëm disa herë për fshatin e saj dhe gjithçka që mund të thoshte ishte Khanjum Nagar. Ne u përpoqëm ta zbulonim por askush nuk mundi të na ndihmonte. Por kërkimi im për të gjetur vendin e saj nuk mbaroi kurrë. Kohët e fundit, e pyeta përsëri dhe këtë herë ajo tha një emër tjetër – Paraspur. Kur e kontrollova në Google Maps, Paraspur doli në Maharashtra.“, tha Khan.

Pasi arriti të gjente numrin e një tregtari lokal, Khan u vu në kontakt me nipin e 94-vjeçares, i cili u befasua kur mori vesh se gjyshja që kishte kërkuar prej vitesh, ishte akoma gjallë. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!