Manchester United e ka zgjidhur shumë shpejt ndeshjen me Brighton, në transfertë. “Djajtë e kuq” ia dolën të shënojnë dy gola të shpejtë në harkun kohor të 15 minuta dhe tashme ndeshja ka marrë rrjedhë tjetër.
Greenwood ishte ai që e zhbllokoi ndeshjen dhe e bëri diçka të tillë me një gol mjaft të bukur. Goditja e tij brenda zonës ishte e saktë dhe Manchester e pa veten në epërsi në minutën e 16-të.
Kur kishin kaluar gjysmë ore lojë erdhi edhe goli tjetër, që për autor kishte mesfushorin e spikatur Bruno Fernandes. Blerja e bujshme e United tregoi se jo më kot United ka paguar miliona për të. /abcnews.al