Ledri Vula dhe Sara Hoxha përfliten se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Lajmi mori dhenë në media, por çifti nuk e ka përgenjeshtruar lajmin dhe ka preferuar të mos komentojë asgjë deri më tani.
Me fotot që kanë ndarë shpeshherë në rrjete sociale, dyshja ka treguar se po kalojnë disa ditë pushime. Pas zërave se është shtatzënë, Sara tërheq vëmendjen për çdo detaj.
Së fundmi, ajo ka publikuar një foto në Instagram, ku shfaqet e veshur me bikini. Megjithëse është kujdesur që të mos ekspozojë shumë pjesën e barkut, ende nuk vihet re diçka lidhur me shtatëzaninë.
Ledri dhe Sara janë komentuar shumë se po shijojnë një romancë mes tyre, por vetëm pak muaj më parë, Ledri pranoi publikisht lidhjen me bukuroshen teksa postoi një foto me të në Instagram. /abcnews.al