Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë pasdite në zonën e Astirit në kryeqytet. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se një motor është përplasur me një automjet.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy persona. Mësohet se njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë.
Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. /abcnews.al



