Izolimi i vendosur në Filipine mund të shënojë numrin më të lartë të lindjeve në vend, në dy dekada, shkruan The Guardian.
Kufizimi i lëvizjeve i vendosur në mars, ndaloi pacientët por edhe stafin mjekësor të shkojnë në klinika për muaj me radhë.
Ata gjithashtu shprehën se mungesa e prezervativëve dhe kontraceptivëve në shumë zona ka qenë faktor kryesor në rritjen e numrit të grave shtatëzane. Vendi me shumicë katolike ka regjistruar më shumë se 35400 raste të koronavirusit në Manila, qyteti i prekur më shumë nga koronavirusi.
Në total janë regjistruar 1244 viktima. Edhe pse masat e karantinës janë lehtësuar, transporti publik mbetet i ndaluar dhe disa shërbime të planifikimit familjar janë hapur me staf të reduktuar duke respektuar distancimin social. Veçanërisht në provinca, në ishuj dhe në zonat rurale, larg kryeqytetit ku nuk mund të gjenden më në treg prezervativë dhe kontraceptivë.
Sipas parashikimeve të universitetit të Filipineve tani, 214 mijë bebe më shumë mund të lindin vitin e ardhshëm si rezultat i shtatzënive të paplanifikuara të shkaktuara nga pandemia.
Kjo do të thotë se mund të ketë rreth 1.9 milionë lindje në 2021, më shumë se çdo vit tjetër./abcnews.al