Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka njoftuar një fond të ri prej 4,9 miliardë eurosh për vaksinën, testet dhe trajtimet e mundshme të koronavirusit.
“Ne do t’i japim fund kësaj pandemie, atëherë kur bota të ketë zhvilluar vaksinën e cila do të jetë e disponueshme për të gjithë pa asnjë përjashtim”, deklaroi ajo.
”Samiti online ‘Global Goal, Unite for our Future’, i organizuar nga Komisioni Europian dhe ‘Global Citizen’ arritën të mbledhin 6,15 miliardë euro fonde shtesë për të ndihmuar në zhvillimin e vaksinave.
Ata gjithashtu u zotuan të ndihmojnë komunitetet që janë goditur më shumë nga pandemia, në mënyrë të drejtë dhe të barabartë.
“Kemi arritur një shumë të jashtëzakonshme, dhe kjo falë të gjithëve,” theksoi Von der Leyen./abcnews.al