Sipas MeteoAlb: Moti është dominuar nga kthjellimet deri në mesditë kur vranësira kalimtare janë shfaqur në pjesën më të madhe të territorit. Pasditja dhe orët e mbrëmjes, vijojnë me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit janë rritur lehtë gjatë mëngjesit por mbeten të pandryshuara gjatë mesditës.
Era paraqitet e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor, ndërsa në det do të ketë dallgëzim mesatarisht 2 ballë. /abcnews.al
Moti – E martë, 10 prill 2018
Perëndimi dhe Mesdheu Qendror mbeten me rrebeshe afatshkurtra shiu. Po ashtu, pjesa më e madhe e Europës Qendrore paraqitet me vranësira dhe shira të përkohshëm.
Ndërsa vijon dominimi i kthjellimeve në Veri dhe Lindje të Europës si dhe pjesërisht në zonat Qendrore të kontinentit.
Prezantoi: Fioralba Dizdari

