Bayern Munchen fitoi titullin e tetë radhazi në Gjermani, do të luajë në finalen e Kupës kundër Bayer Leverkusen (4 korrik, 20:00) dhe është me një këmbë në çerekfinalet e Champions League (ka fituar 0-3 jashtë fushe ndeshjen e parë kundër Chelsea).
Një nga surprizat më të bukura të këtij sezoni është Alphonso Davies. 19-vjeçari erdhi si një sulmues krahu, por trajneri Flick e ka kthyer në një mbrojtës të majtë. Rol të cilin ka mësuar ta bëjë shumë mirë.
Kanadezi me origjinë nga Liberia, flet rreth transformimit të tij në fushë për Sky Deutschland. “Raketa” bavareze thur elozhe për një shok skuadre dhe ndihet i lumtur që trajneri Flick rinovoi kontratën me kampionët e Gjermanisë.
“Kur mbërrita në Mynih isha një lojtar krahu ofensiv, por gjërat mund të ndryshojnë. Është madhështore të luash si mbrojtës anësor, sidomos kur ke në krah dikë si Alaba. David është një lojtar i nivelit botëror dhe më shpjegon shumë ‘sekrete’.
Flick? Trajneri ka besuar shumë tek unë. Flet shumë me mua dhe më jep sugjerime për lëvizjet që duhet të bëj gjatë lojës. Jam shumë i lumtur që ai rinovoi kontratën me Bayernin“, deklaron 19-vjeçari i talentuar. /abcnews.al