Emanuel Egbo në krye të Tiranës ka regjistruar rezultate fantastike. Kur kanë mbetur edhe pesë javë kampionat, bardheblutë numërojnë 9 pikë më shumë se Kukësi ndjekës dhe titulli kampion është shumë pranë.
Gjithsesi ka qenë e pamundur t’i ndalësh fjalët rreth Egbo, të shkuarës së tij si trajner portierësh. Duket e pakuptimtë ta vësh në diskutim pozicionin e tij në krye të bardhebluve. Rezultatet i ka në favor.
Edhe loja ka qenë e mirë. Egbo e ka bashkuar Tiranën dhe shpesh para ndeshjeve i motivon ata me video, sikurse ka ndodhur para përballjes me Skënderbeun. “Shikoje në sy kundërshtarin dhe do e ndjesh frikën që ka, ai nuk është gati të përballet me ty”, thuhet mes të tjerash, ndërkohë që Tirana e Egbo ia doli të fitonte me përmbysje në Korçë.
https://www.facebook.com/1416627851926666/posts/2617087761880663/