Të paktën pesë njerëz kanë vdekur nga të shtënat në një bursë në Karaci, Pakistan.
Policët dhe zyrtarët e sigurisë janë konfirmuar të vdekur, sipas Mohammad Azeem, një zyrtari në qendrën e shpëtimit Edhi.
Përpos militantëve, raportohet se gjatë shkëmbimit të zjarrit janë vrarë dy roje dhe një polic.
Abid Ali, drejtori i Bursës së Pakistanit, tha në një konferencë për mediat se katër persona filluan të qëllojnë, por u vranë nga forcat e sigurisë.
“Sulmuesit ishin të veshur me uniforma policie.
Raportohet se situata tashmë është nën kontroll dhe se të gjithë punëtorët janë të sigurt.
Ndërtesa e këmbimit valutor në Pakistan ndodhet afër Bankës Shtetërore dhe disa institucioneve të tjera financiare të nivelit vendor dhe ndërkombëtar./abcnews.al