Është mbyllur takimi mes Espanyol dhe Real Madrid dhe në Katalonjë, ishin djemtë e Zidane ata që triumfuan me rezultatin 0-1.
Autori i golit të vetëm të sfidës, ishte mesfushori Casemiro. Braziliani shënoi në sekondat e fundit të pjesës së parë golin vendimtar të sfidës!
Pas 32 javësh kampionat, Reali marshon në krye, me 71 pikë të grumbulluara. Ndërsa Barcelona ndjekëse, ka dy pikë më pak./abcnews.al