Sot janë zhvilluar katër ndeshje e “play-off” të Kategorisë së Parë, aty ku janë shënuar plot 26 gola. Dy takimet e grupit A u mbyllën në barazim, teksa Kastrioti është rikthyer zyrtarisht në Superiore.
Kategoria e Parë, grupi A
Erzeni-Kastrioti 2-2
(Djidjiwa 48′, Rezi (pen) 90′ / Prodani 52′, Ajazi 54′)
Besëlidhja-Korabi 2-2
(Hoxha 90+3′, Moqi 90+5′ / Skuka 27′, 79′)
Skuadra krutane barazoi 2-2 në Shijak përballë Erzenit vendas, rezultat që i siguroi rikthimin në elitë. Të katër golat u shënuan në pjesën e dytë dhe në fund festuan djemtë e Ndreut, që kanë dominuar këtë grup me 12 pikë më shumë se Besëlidhja ndjekëse.
Ekipi lezhjan regjistroi të njëjtin rezultat në shtëpi kundër Korabit. Tre pikë më shumë se dibranët numëron Besëlidhja dhe duhet të ruajë këtë diferencë, për të ruajtur shpresat e ngjitjes në Superiore. Vendet e dyta të grupit A dhe B përballen me njëra-tjetrën dhe fituesi luan finalen e madhe me vendit e tetë në Superiore.
Kategoria e Parë, grupi B
Lushnja-Pogradeci 3-2
(Canka 21′, (pen) 80′, Mezini 30′ / Topllari 35′, Dragoj 63′)
Apolonia-Besa 8-5
(Mihana 8′, 90′ , Gjata 19′, 57′ , 75′, 85′ Sulejmani 21′ (aut), Omeri 60′ / Lila 31′, Muzhaqi 47′, 63′, Concelcao 53′ , 58′)
Në grupi B fituan skuadra vendase. Apolonia dhe Besa e “ekzagjeruan” dhe sfida u mbyll 8-5 për fierakët. Ekipi i Mërgjyshit vazhdon të kryesojë me pesë pikë më shumë se Lushnja. Lagunarët mposhtën 3-2 në fushën e tyre Pogradecin, duke ndërruar pozicionet në tabelë me liqenorët. /abcnews.al