VIDEO/ Një penallti e çuditshme i jep epërsinë Kukësit, Shkurtaj nuk gabon

schedule17:42 - 28 Qershor, 2020

schedule 17:42 - 28 Qershor, 2020

Zhbllokohet edhe ndeshja Kukësi-Bylis, dhe nevojitet një penallti si në duelin Vllaznia-Teuta për të shijuar golin e parë të ndeshjes. “Vendasit” fituan një penallti në minutën e 37-të, pas një kontakti midis Enis Gavazajt dhe Qardakut të ekipit ballshiot.

Kryesori Andi Koçi akordoi penallti, vendim që u kontestua shumë nga Bylis. Ekzekutimin e mori përsipër Vasil Shkurtaj, i cili nuk gaboi përballë Isli Hidit.

Goli i 20-të në kampionat për golashënuesin më të mirë të Superiores dhe i pari që i shënon Bylisit. Avantazh i rëndësishëm për djemtë e Shehit, të cilët duhet të ruajnë këtë rezultat dhe shpresojnë që Skënderbeu të frenojë Tiranën kryesuese. /abcnews.al

Superiore, java e 31-të
Kukësi-Bylis 1-0
(Shkurtaj (pen) 37′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!