Është rënduar bilanci i viktimave ditën e sotme nga koronavirusi në vend.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se një 70 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e Covid-19.
Sipas Ministrisë 70-vjeçari nga Shkodra po trajtohej në terapi intensive prej disa ditësh. Ai vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese.
Ndërkohë paraditen e sotme, Ministria e Shëndetësisë raportoi edhe për 2 viktima të tjera që kishin humbur jetën si pasojë e koronavirusit duke bërë që numri i humbjes së jetëve nga Covid-19 të shkojë në 56 persona.
Sakaq Ministria e Shëndetësisë ka apeluar për zbatimin e rregullave të distancimit social dhe higjienës vetjake.
Njoftimi i Ministrisë se shëndetësisë:
COVID19, Ministria e Shëndetësisë: Humb jetën 70 vjeçari nga COVID19
MShMS thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat
Një humbje jete ka ndodhur në spitalin infektiv, si pasojë e COVID19.
Një pacient 70 -vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive nuk e ka fituar dot betejën me COVID19, megjithë asistencën e madhe mjekësore.
70-vjeçari i konfirmuar me COVID19, vuante nga diabeti dhe ishte i shtruar prej disa ditësh në gjendje të rëndë.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i kujton edhe një herë qytetarëve të tregojnë kujdes me respektimin e rregullave, distancimin fizik, përdorimin e maskës, higjienën vetjake, pēr të kufizuar përhapjen e COVID19.
Nga fillimi i epidemisë, 56 qytetarë të konfirmuar me COVID19 e kanë humbur betejën me sëmundjen./abcnews.al