Taulant Xhaka është në qendër të vëmendjes. Mesfushori i Basel kërkohet në Turqi dhe emri i Besiktas ka dalë në skenë prej kohësh. Tashmë ka të reja dhe mediat turke raportojnë se ka pasur kontakte me klubin zviceran për transferimin e lojtarit të kombëtares shqiptare.
Xhaka ka edhe një vit kontratë dhe Basel normalisht do të duhet të vendosë për të ardhmen e tij, pasi verën e ardhshme do ta humbiste me parametra zero. Besiktas tashmë po tenton ta blejë mesfushorin, i cili mund të luajë edhe si mbrojtës qendre, me një çmim të arsyeshëm.
Thuhet se vetë Xhaka është pro kësaj lëvizje në Turqi dhe tani mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë gjatë bisedimeve mes klubeve. 29-vjeçari është produkt i Basel dhe vetëm për një vit e gjysmë është aktivizuar me Grasshoppers, në huazim.
Prej verës së vitit 2013 ai është aktivizuar me gjigantin zviceran, klub me të cilin ka fituar pesë herë titullin kampion dhe tre herë Kupën e Zvicrës. Tani e duan në Turqi dhe mbetet të shihet se ccfarë çmimi do t’i vërë Basel. /abcnews.al