Një gjinekolok prej disa muajsh sulmohet dhe kërcënohet nga një 27 vjeçar i cili tashmë është në pranga. Por çfarë ka ndodhur që i riu po përndjek një gjinekolog i cili thotë se nuk po gjen dot shpëtim.
Vuri në shënjestër mjekun menjëherë pasi e motra i vdiq në maternitet. Ky është Musta Kapaj i cili u arrestua kur tentoi t’i vinte flakën klinikës së gjinekologut Bejkush Shehu në Vlorë.
Por ky është sulmi i tretëndaj mjekut Shehu i cili tregon se e gjitha nisi pasi motra e Kapajt humbi jetën në maternitet.
Bejkush Shehu, Gjinekolog në Vlorë: “Ka ardhur nja dy muaj pas vdekjes dhe më ka dhunuar këtu te klinika, mes me familjarësh e pacientësh, më ka goditur qëlluar më ka rrëzuar në shesh, mora raport mjekësor dhe policia e prokuroria nxjerr pas një muaji e gjysmë po ky perosn me thikë në dorë pas meje. Zoti më ka ndihmuar se po plotësoja në recetë dhe u ktheva me thikë në dorë me bisht të verdhë. Para një muaji ka patur një shenjë djegie, po mu duk e vogël, kurse dje i është vënë zhjarri për së mbari klinikës time”.
Ngjarja ka ndodhur në 10 gusht të vitit 2017. Mjeku tregon se gruaja, motra e agresorit kishte bërë me pare tre lindje me të. Kësaj radhe ajo humbi jetën nga nje komplikacion i rrallë”
Bejkush Shehu, Gjinekolog në Vlorë: “Pas një lindjeje normale me probleme madhore, gruaja ose motra e këtij vdiq për një diagnozë të parikthyeshme e të pariparueshme, që para një muaji erdhi përgjigjia nga mjekësia ligjore është emboli amniotike. Kush di 5 gramë nga mjekësia e di që është një vdekje mëse e sigurtë. . Është e rrallë, ndodh në të gjithë botën dhe ndodh vdekja”.
Mjeku thotë se familjarët i kanë thënë që 27 vjeçari i cili po e përndjek për ta vrarë nuk është mirë. Por Shehu kërkon ndihmë dhe sipas tij dikush duhet ta bindë këtë të ri që motra e tij nuk vdiq për shkak të mjekut, por për shkak të një diagnoze ku nuk do të kishte shpëtim as në vendet më të zhvilluara të botës./abcnews.al