Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nasa zbulon një ‘botë të fshehur’ që rrotullohet rreth një ylli të ri unik

schedule12:45 - 27 Qershor, 2020

schedule 12:45 - 27 Qershor, 2020

Një planet me një madhësi sa Neptuni dhe që ndodhet 32 vite dritë larg Tokës, është zbuluar nga NASA. Planeti i quajtur “AU Mic b”, vërvitet rreth orbitës së yllit AU Microscopii, që është rreth 150 herë më i ri se Dielli.

I ndodhur më pak se 32 vite dritë nga Toka, AU Microscopii është ndër sistemet më të reja planetare të vrojtuara ndonjëherë nga astronomët. AU Microscopii, do t’i lejojë shkencëtarët të studiojnë formimin dhe evolucionin e planetit dhe të mësojnë më shumë rreth mënyrës se si ndërveprojnë planetët me yjet e tyre.

Një rrotullim i planetit rreth yllit të tij, zgjat sa 8.5 ditë në Tokë, dhe ka një masë 58 herë më të vogël se planeti ynë. Më pak se 10 përqind e energjisë së yllin ku orbiton planeti, vjen nga shkrirja e hidrogjenit në helium, proces që fuqizon yjet si Dielli.

Ne mendojmë se AU Mic b është formuar larg yllit dhe ka migruar brenda në orbitën e tij të tanishme, diçka që mund të ndodhë pasi planetët ndërveprojnë gravitivisht me një disk gazi ose me planetë të tjerë,” tha Thomas Barclay, bashkëautor studimi dhe shkencëtar i asociuar i projektit për TESS në Qendrën e Fluturimeve Hapësinore të NASA-së. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!