Arkadiusz Piech është habitur kur ka parë t’i anulohet goli i shënuar në ndeshjen Zaglebie Sosnowiec-Odra Opole. Sulmuesi skuadrës mike shënoi në minutën e 55-të, por anësori ngriti flamurin dhe e anuloi.
Miqtë, që fatmirësisht në fund fituan 1-3, protestuan tek arbitri kryesor, i cili po komunikonte në kufje me anësorin dhe në fund vendosi ta anulonte golin.
https://streamable.com/7v1d1x
Piech ishte në pozicion jashtë loje, por problemi është se topi nuk ia pasoi shoku i tij i skuadrës, por rivali. Kjo i tërboi lojtarët e Odra Opole, që kërkonin sqarime nga arbitri. /abcnews.al