Një kompani japoneze ka krijuar një maskë të lidhur me internet që mund të transmetojë mesazhe dhe të përkthejë nga japonishtja në tetë gjuhë të tjera. Maska, e cila ndryshe quhet “C-maskë” është e përshtatshme si maskat standarde të fytyrës dhe lidhet përmes Bluetooth me një aplikacion smartphone dhe tablet, që mund të transkriptojë fjalët në mesazhe me tekst, të bëjë thirrje ose të amplifikojë zërin e përdoruesit.
Ideja për krijimin e kësaj maske, erdhi për të përballuar vështirësitë që kompania ‘Donut Robotics’ kishte për shkak të situatës së pandemisë. Çmimi i maskës shkon deri në 40 dollarë dhe 5000 të parat do t’u dërgohen blerësve në Japoni duke filluar nga shtatori, me synim tregjet edhe në Kinë, Shtetet e Bashkuara si dhe Evropë.
“Ne kemi punuar për shumë vite për të zhvilluar një robot dhe kemi përdorur atë teknologji për të krijuar një produkt që i përgjigjet mënyrës sesi koronavirusi ka riformuar shoqërinë,” tha Taisuke Ono, shefi ekzekutiv i Donut Robotics. /abcnews.al


