Ndërpritet bashkëpunimi para kohe, Shkëndija zyrtarizon largimin e sulmuesit

schedule21:20 - 26 Qershor, 2020

schedule 21:20 - 26 Qershor, 2020

Shkëndija e Tetovës ka zyrtarizuar një largim. Kuqezinjtë kanë ndërprerë bashkëpunimin me Agim Ibraimin, një prej lojtarëve më të mirë të skuadrës. Sulmuesi 31-vjeçar kishte një kontratë deri në vitin 2022, por palët kanë gjetur akordin për t’i dhënë fund asaj.

Agim Ibraimi nuk është më pjesë e kuqezinjve, pasi me marrëveshje të dyanshme ndërpritet bashkëpunimi. Kryesia dhe futbollisti, me marrëveshje të dyanshme, kanë vendosur se ndarja në këtë moment është në interes të të dy palëve.

KF Shkëndija, me këtë rast, falënderon Ibraimin për kontributin e dhënë në periudhën që ishte pjesë e kuqezinjve, duke i uruar gjithë të mirat në të ardhmen“, lexohet në komunikatën e klubit shqiptar.

Ibraimi ishte pjesë e kampionëve në fuqi të Maqedonisë së Veriut prej janarit të vitit 2019 dhe gjatë kësaj periudhe ka shënuar 11 gola. Sulmuesi ka luajtur me Maqedoninë e Veriut dhe numëron 7 gola të shënuar në 39 ndeshje të zhvilluara. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!