Ursula Von der Leyen: Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinë është kyç

schedule14:39 - 26 Qershor, 2020

schedule 14:39 - 26 Qershor, 2020

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë Vuçiç në Bruksel.

Ursula Von der Leyen përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se ka porositur se dialogu mes Prishtinës edhe Beogradit është kyç për ofrimin e Serbisë drejt BE-së.

Ndër të tjera ajo ka nënvizuar se pas zgjedhjeve në Serbisë është i nevojshëm konsultimi dhe dialogu i gjerë me të gjitha forcat politike me qëllim që të arrihet përparim në lidhje me reformat që janë të nevojshme që Serbia të mund të i bashkohet BE-së.

“Dialogu me Kosovën është kyç”, tha presidentja e KE-së.

Ajo ka shtuar se KE mbështet ringjalljen ekonomike të Serbisë pas krizës së pandemisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!