Di Maio i kërkon Partisë Demokratike të krijojnë qeverinë

schedule12:07 - 7 Prill, 2018

schedule 12:07 - 7 Prill, 2018

Luixhi di Maio lideri i Lëvizjes Pesë Yjet tashmë kërkon hapur një bashkëpunim me Partinë Demokratike për të krijuar qeverië e re italiane. Ai u shpreh se është i gatshëm të ndryshojë disa nga qëndrimet e tij për hir të interesave të italianëve.

Lideri i lëvizjes Pesë Yjet si dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Luixhi di Maio, i ka kërkuar Partisë Demokratike që të bashkojnë forcat për t’i dhënë qeverinë e re Italisë. Ai theksoi se nëse askush nuk lëviz nga qëndrimet e tij atëherë nuk mund të ketë progres. Deklarata e tij vjen pas dështimit të raundit të parë të bisedimeve me presidentin e vendit Matarela.

Pas deklaratës së qendrës së djathtë, ku kundërshtonte propozimin që vetëm Lega e Mateo Salvinit të bashkëpunonte me Lëvizjen Pesë YjeT, Di Maio është kthyer nga e majta duke thënë se mendon për të mirën e vendit. Madje për këtë arsye ëshTë i gatshëm dhe të ndryshojë disa nga qëndrimet e tij.

Duke theksuar se nuk po mohonte idetë dhe kitikat për Partinë Demokratike, Di Maio përsëriti se është moment që forcat politike të bëjnë paqe në mënyrë që vendi të ketë sa më shpejt një qeveri që do zgjidhte problemet konkrete të italianëve.

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Pesë YjeT këmbënguli se nuk mund të ketë asnjë bashkëpunim me qendrën e djathtë për sa kohë në radhët e saj të jetë Forza Italia e Silvio Berlusconit. Sipas tij ish-kryeministri i përket të kaluarës, ka pasur mundësinë ta ndryshonte vendin dhe nuk e bëri. Ndërsa Salvini, i cili nuk heq dorë nga partneri i tij parazgjedhor, sipas Di Maios është në kërkim të restaurimit dhe jo revolucionit duke e mbylluR qendrën e djathtë në një cep./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!