Milani po punon intensivisht për të rinovuar kontratën e Gigio Donnarummës. Kontrata e portierit skadon verën e ardhshme dhe drejtuesit kuqezi, kanë përcaktuar një datë takimi me lojtarin dhe agjentin e tij.
Menjëherë pas ndeshjes kundër Leçes, Maldini ka pasur dhe një bisedë me lojtarët e Milanit. Siç zbulon Gianluca di Marzio, drejtori i Milanit iu ka treguar planet e klubit për të ardhmen.
Gjithashtu, iu ka bërë dhe “presion” futbollistëve, duke iu thënë se do të marrë avokat dhe do të zgjidhë çdo ngërç kontratash pas datës 30 qershor./abcnews.al


