Nikaj: Peshku qelbet nga koka, Vllaznia s’ka asnjë plan! Shikoni Laçin

schedule23:28 - 25 Qershor, 2020

schedule 23:28 - 25 Qershor, 2020

Samuel Nikaj, trajner shkodran që ka spikatur duke ngjitur skuadra si Kastrioti, Vushtria e Flamurtari i Pristhinës në elitën e futbollit në Shqipëri e Kosovë, është pjesë e panelit të emisionit “Pressing” në ABC Neës.

“Kur e kishte Vllaznia 100 vjetorin, ia pa hajrin”, tha me shaka Nikaj fillimisht. “Vllaznia ka prekur fundin. Është çështje keqmenaxhimi. Nuk është normale të marrësh 17 lojtar, të cilët janë anonimë. Ka shumë lojtarë shkodranë që luajnë në Superiore. Madje janë me shumë vlera.

Strukturat duhet të marrin përgjegjësi. Peshku qelbet nga koka. Për mua kryebashkiakja fajtore. Ajo nuk është për të dhënë vetëm lekët. Kanë vendosur një drejtor që tani është në Moldavi. Çdo afrime thonë e di turku (Engin Firat)”.

“Paratë nuk kanë munguar, por është edhe ajo shprehja që thotë se më mirë të dish se të kesh. Kemi shembullin e Laçit, që administrohet mirë. Gjen lojtar që nuk i njeh njeri, i bën yje dhe i shet. Në fund del në vend të tretë dhe merr pjesë në Europë. Dhe këtë nuk e bën dot Vllaznia, se nuk ka njerëzit e duhur.

Aty nuk ka asnjë plan. Nëse flitet për plan afatgjatë, fut të rinjtë. Ata blejnë 17 lojtarë, 3 kanë mbetur. Sërish njëlloj do të bëjnë. Unë mendoj se ka një interes. Vllaznia B, që ra prej kategorie sepse ra ekipi i parë, ka pasur ekip simpatik. Me ata lojtarë dhe me disa lojtarë, Vllaznia ngjitej. Dihet si është kampionati i Kategorisë së Parë. Emri i Vllaznisë është i madh.

Shumë ekipe që kanë president dhe nuk e njeh futbollin. Ata që i rrinë afër i bëjnë me ble lojtar, për të përfituar. Blejnë 9 mbrojtës dhe 1 sulmues. Vllaznia ka 8 anësorë për dy vende. Absolutisht nuk ka xhelozi. Unë e kam thënë që kur jam largu, se nuk kthehem pa e marrë një privat. Edhe pse shumë miq kanë thënë që ta marr. Nuk e shoh veten ta marr Vllazninë me këtë organizëm.

E kam lavdëruar Jonuz në fillim. E mori ekipin, u mundua dhe bëri një futboll që mori pikë. Nuk e mbështes kur ai në humbjen e parë del e godet lojtarët. Fondi i Vllaznisë mund të jetë i treti më i madh. Lojtarëve nuk u kanë munguar lekët. Kur ra nga kategoria flitet se janë harxhuar 1 miliard lek”. /abcnews.al