Hapet qendër e re azilkërkuesish, refugjatet do strehohen në Ersekë

schedule22:12 - 25 Qershor, 2020

schedule 22:12 - 25 Qershor, 2020

Me një kapacitet prej 30 vetash hapet qendra e parë sociale për pritjen dhe strehimin e refugjatëve të paligjshëm.

Qendra e hapur në qytetin e Ersekës ku do të trajtohen grupet e njerëzve në nevojë, kryesisht fëmijët, gratë, dhe personat me probleme shëndetësore.

“Ne jemi të gjithë koshientë që pjesa e emigracionit të paligjshëm është nga sfidat më të mëdha me të cilat po ballafaqohet si Ministria e Brendshme ashtu edhe Policia e Shtetit. Por pa mbështetjen e aktorëve dhe punën e policisë do ishte e pamundur që trajtimi, akomodimi i këtyre emigrantëve që hyjnë në territorin shqiptar, të ishte në këto standarde.

Qendra e përuruar sot në Ersekë nuk është qendra e vetme që ndodhet në Shqipëri ku trajtohen emigrantët e huaj. Jam i kënaqur të pranoj që policia kufitare është vlerësuar pozitivisht nga agjencitë ligjzbatuese, si nga ana profesionale, ashtu edhe humane. Kjo qendër është e veçantë. Këtu do të trajtohen grupet e njerëzve që janë në nevojë. Qendra ka një kapacitet prej 30 personash”.

Koordinatori i përhershëm i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Brian Williams, ka theksuar se ambientet e rinovuara do të shërbejnë për gratë në rrezik, për fëmijë të pashoqëruar, ku do ofrohet strehim dhe shërbim, për azil kërkuesit.

Qendra të tilla do të vijojnë të jenë në shtim, dhe do të fokusohen kryesisht në afërsi të pikave kufitare./abcnews.al