Shifra rekord, klubet e Premier League mbulojnë me euro agjentët e lojtarëve

schedule19:58 - 25 Qershor, 2020

schedule 19:58 - 25 Qershor, 2020

Shpenzimet e klubeve angleze janë shtuar shumë vitet e fundit dhe rivaliteti në Premier League ka prekur majat. Federata e futbollit ishullor (FA) ka bërë publike shifrën e komisioneve që janë paguar për agjentët dhe ndërmjetësit e tjerë.

Gjatë periudhës 1 shkurt 2019- 30 janar 2020, klubet e Premier kanë paguar plot 291 milion euro komisione për transfertat e futbollistëve. Krahasuar me një vit më parë, ka një rritje të vogël prej 3 milion paundësh.

Më shumë se të gjithë ka shpenzuar Liverpool. Kampionët e ardhshëm u kanë “dhuruar” 33.6 milion euro agjentëve, teksa ndiqen nga Manchester City (32 milion euro) dhe Manchester United (30.5 milion euro). Në vend të fundit qëndron Burnley, që ka paguar vetëm 4 milion paund komisione. /abcnews.al