Të shtunën zhvillohet java e fundit e Bundesligës gjermane. Borussia Dortmund tentoi të garonte me Bayern Munchen për fitimin e titullit kampion, por nuk shkoi më shumë se vendi i dytë.
Dueli i fundit zhvillohet në shtëpi përballë Hoffenheim dhe kjo nuk do të jetë ndeshja e fundit e Lucien Favre në stolin e verdhezinjve. Drejtori sportiv i klubit, Michael Zorc ka konfirmuar qëndrimin e trajnerit zviceran edhe për sezonin e ardhshëm.
Favre ka edhe një vit kontratë, drejtuesit e klubit janë të kënaqur nga puna e tij dhe marrëveshja e arritur do të respektohet deri në fund. Dortmund tentoi të avanconte edhe në Champions League, por u eliminua në raundin e 1/8 nga francezët e PSG.
Pak minuta më parë, klubi gjerman ka zyrtarizuar afrimin e parë. Ai është Thomas Meunier, i cili vjen me parametra zero nga PSG. 28-vjeçari aktivizohet në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe ka një eksperiencë të madhe.
Der große Tag ist da!
Für mich ist es eine große Ehre, bekannt zu geben, dass ich nun ein Spieler von Borussia Dortmund bin.
Ein neues Kapitel öffnet sich uns, Ihnen und mir.
Ich werde das schwarz-gelbe Trikot mit Stolz tragen!#HEJABVB #TÔTOUTARD ??@BVB pic.twitter.com/EivUX5ikqT— Thomas Meunier (@ThomMills) June 25, 2020
Ai numëron 40 ndeshje të luajtura dhe 7 gola të shënuar me kombëtaren e Belgjikës. Meunier ka firmosur një kontratë deri në vitin 2024 me Dortmund, teksa nuk i fsheh emocionet për këtë hap në karrierë.
“Erdhi dita e madhe. Nder i madh për mua të njoftoj se jam një lojtar i Borussia Dortmund. Një kapitull i ri po hapet për mua dhe për ju. Do ta mbaj veshur me krenari fanellën verdhezi“, shkruan lojtari në “Twitter”. /abcnews.al
Borussia Dortmund have completed the signing of Thomas Meunier on a contract until 2024! ✍️ pic.twitter.com/OLIuvBUyzA
— Borussia Dortmund (@BlackYellow) June 25, 2020