Telefoni është kthyer në mjetin më të domosdoshëm të komunikimit, dhe në ditët e sotme është e vështirë të gjesh dikë pa patur një të tillë. Ne jemi aq të lidhur me ta, saqë i mbajmë gjithmonë me vete në çdo vend. Por sipas ekspertëve, në disa raste i mbajmë edhe në vendet e gabuara, që mund të ndikojnë në shëndetin tonë.
Reçipetat
Disa shkencëtare pretendojnë se mbajtja e celularit në reçipeta rrit rrezikun për t’u prekur nga kanceri i gjirit.

Xhepi përpara
Për burrat është më e përshtatshme që ta mbajnë celularin në xhepin përpara, pasi në përgjithësi nuk mbajnë çanta. Por, studimet kanë treguar se valët elektromagnetike që lëshon celulari mund të ndikojnë tek sperma.

Ngjitur me fytyrën

Kur e mbani ngjitur me këlurën, bakteret që mund të jenë në telefonin tuaj ngjiten direkt në fytyrë dhe valët elektromagnetike afrohen edhe më shumë. Prandaj, nëse doni të flisni në telefon, mbajeni atë të paktën 1.5 cm larg fytyrës.
Në karikim

Jo, karikimi i telefonit nuk dëmton shëndetin tuaj (përveç rrezatimit elektromagnetik nëse jeni afër). Por është më mirë të mos e lini celularin të karikohet brenda natës, pasi kjo mund të shkurtojë jetëgjatësinë e baterisë së telefonit.
Në karrocë

Kur prindërit janë me nxitim, ndonjëherë e harrojnë telefonin në karrocën e fëmijëve. Sipas disa studiuesve, ky është një veprim i gabuar, pasi valët e telefonit mund t’i shkaktojnë fëmijëve probleme me sjelljen.
Poshtë jastëkut

Mos e mbani telefonin poshtë jastëkut, pasi drita e jashtme ndikon në prodhimin e melatoninës, dhe mund të shkaktojë probleme me gjumin. Nëse e mbani gjatë, valët elektromagnetike shkaktojnë dhimbje koke. /abcnews.al


