Lazio po bën çmos të transferojë mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Marash Kumbullën. Pas një sezoni pozitiv me Hellas Verona, i riu pritet të ndryshojë skuadër dhe të pasurojë klubin e tij aktual. Interi deri më tani ka qenë në “pole” për shërbimet e djaloshit nga Malësia e Madhe.
Zikaltrit ofruan 25 milion euro, plus tre të tjera në formë bonusesh, por marrëveshja me Hellas Verona mungon. Më parë klubi italian kishte refuzuar 20 milion euro nga Napoli, që ofertë edhe 4 milion bonuse. Tani është Lazio që po tenton të bindë Verona.
Gianluca Di Marzio raporton se sot do të zhvillohet një takim mes dy presidentëve të klubeve, në Romë. Kështu, mendohet se këto janë orë vendimtare për transferimin e Kumbullës te Lazio. Nesër mund të ketë të reja nga ky operacion merkatoje, që nuk duket i lehtë nisur nga ofertat e shumta që ka për Kumbullën. /abcnews.al