Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Flini më shumë se 10 orë në ditë? Mund të keni këto probleme shëndetësore

schedule11:31 - 25 Qershor, 2020

schedule 11:31 - 25 Qershor, 2020

Nëse bëni më shumë se 10 orë gjumë që të ndiheni të relaksuar, mund të jetë shenjë se vuani nga ndonjë problem shëndetësor.

Mund të mendoni se kjo është normale për shkak të aktiviteteve që kryeni gjatë ditës dhe që ju bëjnë të ndiheni të lodhur, por është e nevojshme që të kuptoni se pse flini më shumë seç duhet, shkruan abcnews.al.

Bright Side ka renditur disa nga problemet shëndetësore që ndikojnë në zgjatjen e orarit të gjumit dhe pse ndiheni sërish të lodhur edhe pas 12 orësh gjumë.



Mund të vuani nga hipersomnia

Nëse flini më shumë se 10 orë në ditë, mund të jetë një shenjë e një problemi

Mund të përjetoni përgjumje gjatë ditës, një çrregullim që mund të bëhet problem duke ju kufizuar nga shumë veprimtari gjatë ditës. Edhe nëse flini më shumë se sasia e rekomanduar, me shumë mundësi do të ndiheni të lodhur.

Mund të vuani nga depresioni

Nëse flini më shumë se 10 orë në ditë, mund të jetë një shenjë e një problemi
Për shkak të depresionit, janë të shumtë ata që vuajnë nga pagjumësia. Por ndodh që shumë të tjerë si adoleshentët, të ndodhë e kundërta.

Mund të keni probleme me tiroidet

Nëse flini më shumë se 10 orë në ditë, mund të jetë një shenjë e një problemi
Jo vetëm lodhje, por tiroidja mund të shkaktojë dhe pagjumësi. Nëse nuk vuani nga ndonjë problem tjetër shëndetësor, por flini më shumë se orët e rekomanduara, atëherë duhet të kontrolloni tiroidet.

Gjumi juaj mund të shqetësohet nga apnea obstruktive të gjumit

Nëse flini më shumë se 10 orë në ditë, mund të jetë një shenjë e një problemi

Apnetë obstruktive të gjumit ndodhin kur rrugët e sipërme të frymëmarrjes bllokohen gjatë gjumit. Për këtë shkak nuk arrini të bëni gjumë të qetë gjatë natës, dhe ju duhen orë të tjera që të ndiheni të çlodhur.

Flini më pak se 6 orë gjatë natës

Nëse flini më shumë se 10 orë në ditë, mund të jetë një shenjë e një problemi

Mosmarrja e sasisë së duhur të gjumit mund të shkaktojë probleme serioze. Pavarësisht nga zgjedhja apo për shkak të faktorëve të tjerë, mungesa e gjumit mund të bëjë të flini më shumë se zakonisht. Periudha juaj e gjumit duhet të jetë e qetë, relaksuese dhe e pashqetësuar. Përndryshe, mund të përfundoni duke fjetur më shumë orë gjatë ditës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!