Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se do të dërgojë deri në 4 mijë ushtarë në kufirin me Meksikën. Gjithashtu ai ripërsëriti akuzat e tij për qytetarët meksikanë.
Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka thënë gazetarëve në bordin e Air Force One se do të dërgojë mes 2 mijë dhe 4 mijë njësive të Gardës Kombëtare në kufirin mes SHBA dhe Meksikës. Kjo është hera e parë që jepet një numër i përafërt nga administrata amerikane pas njoftimit të vendimit për dërgimin e ushtrisë për të siguruar vijën kufitare jugore. Trump njofton dhe se këto trupa do të qëndrojnë në mision deri në ndërtimin e një pjese të mirë të murit.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë duhej të fliste për suksesin e reformës fiskale, por e përdori atë për të përsëritur deklarata e tij shokuese të fushatës elektorale që emigrantët klandestinë meskikanë janë “vrasës” dhe “përdhunues”. Duke theksuar rëndësinë e ndërtimit të murit në vijën kufitare jugore, Trump thotë se bandat e tmerrshme kriminale kanë marrë kontrollin në disa zona të Shteteve të Bashkuara, që sipas tij, duhet të lirohen me forcën e ligjit.
Deklaratat e tij kanë nxitur reagimin e menjëhershëm të Presidentit meksikan Pena Nieto.
“Nëse deklarata jote e fundit lidhet me frustrimin për punë të brendshme politike, për ligjet apo për Kongresin, flisni për këto jo për meksikanët. Nuk do të lejojmë që retorika jote negative të përkufizojë veprimet tona”, u shpreh Nieto.
Presidenti meksikan ndër të tjera kërkoi që populli i tij të respektohet./abcnews.al