U mbyll në Korçë dhe skuadra e Bylisit, është gjysmëfinalistja e fundit e Kupës së Shqipërisë. 1-1 rezultati final, që çoi ballshiotët një raund më tej dhe la Skënderbeun jashtë Kupe. Gjithçka dukej se po shkonte mbarë për djemtë e Dajës, që gjetën golin të parët.
Në minutën e 34-ët, Mensah shënoi për “Ujqërit e Dëborës”, pas një pasigurie të mbrojtësit Goxhaj. Shumë tension në fundin e pjesës së parë, për një penallti të akorduar dhe të tërhequr mbrapsht nga Jorgji.
E dyta nisi me Bylisin më kërkues, pasi ballshiotët besonin te një gol në fushë kundërshtare dhe ia dolën ta gjenin, me anë të Malçit në minutën e 75-të. Një rezultat fantastik i djemve të Dovedan, që i bashkohen Teutës, Tiranës dhe Kukësit./abcnews.al
Kupa e Shqipërisë, çerekfinale
Skënderbeu – Bylis 1-1 (0-1)
Mensah 34’ / Malçi 75’