E pabesueshme ajo që ka ndodhur në stadiumin e Leeds United. Tifozëve, në këto kushte pandemie, iu është ofruar mundësia që të jenë në stadium, por si banderola me fotot e tyre.
Tifozët paguajnë një shumë të caktuar dhe nisin foton të cilën e duan të printuar si banderolë dhe që të jetë e pranishme në shkallët e stadiumit.
Një tifoz i Leeds United, skuadër pretendente për t’u ngjitur në Premier League sezonin e ardhshëm, ka paguar para që të shikojë Osama bin Ladenin në stadium. Një veprim që ka marrë vëmendje të madhe në internet dhe për të cilin ka pasur mendime nga më të ndryshmet./abcnews.al
What’s amazing about this is that someone at Leeds is educated enough to realise that even a fake crowd should not be entirely white, but not educated enough to know who Osama Bin Laden is. https://t.co/kLRKpAuiF8
— David Baddiel (@Baddiel) June 24, 2020