Është mbyllur pjesa e parë mes Skënderbeut dhe Bylisit, ku në sekondat e fundit, tensioni ishte shumë i madh. Mensah kaloi në avantazh “Ujqërit e Dëborës” në minutën e 34-ët, për të barazuar rezultatin e përgjithshëm.
Në minutat e fundit, Mëllugja fiton një penallti për Bylisin, që u akordua fillimisht nga Jorgji. Por pas disa sekondash, kur lojtarët e Bylisit ishin gati të gjuanin penalltinë, Jorgji e kthen mbrapsht vendimin.
Kjo gjë shkaktoi shumë tension, me futbollistët e Bylisit që vrapuan drejt stolit të Skënderbeut. Ndihmës trajneri i “Ujqërve”, Gentian Liçi, u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa dy skuadrat iu drejtuan dhomave të zhveshjes./abcnews.al