Do të nisë në orën 17:30 mbledhja e Këshillit Politik ku palët do ti rikthehen për herë të tretë tryezës së këtij këshilli.
Tashmë është një fakt i njohur se KQZ do të shkrihet dhe do të zëvendësohet nga një institucion i ri me përfaqësues të rinj.
Siç raporton gazetari Juxhin Mustafaraj për abcnews.al mënyra e zgjedhjes së tyre ka futur në ngërç përsëri palët politike.
Pasditen e sotme Partia Demokratike do të paraqesë në tryezë një propozim të ri që synon të rikthejë këtë parti brenda Kuvendit.
Pritet që sot të diskutohet edhe për emërimin e anëtarëve të KQZ-së.
Partia Demokratike nuk e ka qartësuar mënyrën që propozon për zgjedhjen e nënkomisionerit, që do të vijë nga radhët e opozitës.
Dje, bashkëkryetari Damian Gjiknuri kërkoi nga palët që të sillen propozime të shkruara për çdo çështje të mbetur pezull, për ta miratuar të gjithë paketën e amendimeve në Kodin Zgjedhor./abcnews.al

