Një 40-vjeçar i dënuar me burg për vrasje në Shtetet e Bashkuara ka arritur të mësojë bazat e matematikës, duke bërë të mundur zgjidhjen e një problemi të ndërlikuar aritmetik. Christopher Havens ndodhet në një burg afër Seattle prej 9 vitesh, pasi u dënua me 25 vite burg për vrasje. Havens u largua nga shkolla, mori rrugën e gabuar, nuk arriti të gjente punë dhe u bë një përdorues droge.
Por jeta e tij ndryshoi kur Havens, zbuloi pasionin për matematikën. Atij iu desh t’i shkruante matematicienit të njohur Umberto Cerruti, për t’i kërkuar disa libra mbi teorinë e llogaritjes dhe numrave. Ky i fundit ishte skeptik, por së pari i dha 40-vjeçarit një detyrë për të provuar aftësitë e tij. Havens gjeti një zgjidhje për problemin matematik, që nga koha e Euklidit, për fraksionet e vazhdueshme.
Disa muaj më vonë, matematicieni e ndihmoi 40-vjeçarin t’i formulonte gjetjet e tij, që më pas u publikuan në Gazetën Studimore për Teorinë e Numrave. Havens thotë se kontributi i tij në matematikë është një mënyrë që ai të paguajë “borxhin e tij ndaj shoqërisë”, ndërsa ka krijuar edhe një klasë për shokët e tij të burgut ku jep mësim. /abcnews.al


