Sipas mediave serbe, Bashkimi Europian i ka dhënë Prishtinës katër muaj kohë për krijimin e asocacionit të komunave serbe në veri të Mitrovicës. Sipas një njoftimi në faqen zyrtare të shërbimit europian për veprimet e jashtme, Prishtina zyrtare i ka nisur procedurat.
Bashkimi Europian ka mirëpritur deklaratën e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj se i ka dhënë mandatin ekipit menaxhues që do të merret me statusin e komunave serbe në Kosovë.
Sipas mediave serbe Bashkimi Europian i ka dhënë Kosovës katër muaj kohë për krijimin e asocacionit në veri të Mitrovicës. Sipas një deklarate të publikuar në faqen zyrtare të shërbimit europian për veprime të jashtme, Prishtina zyrtare i ka nisur procedurat dhe do të duhen katër muaj kohë për përmbylljen e tyre.
Më tej, në deklaratë shkruhet se ky hap i shumëpritur lejon implementimin e marrëveshjeve të arritura nga dialogu mes dy vendeve në Bruksel. Bashkimi Europian do të ftojë kryenegociatorët nga Beogradi dhe Prishtina si dhe ekipet e tyre por dhe ekspertë teknikë për të diskutuar në Bruksel rreth procesit të krijimit të asocacionit.
Pas arrestimit në Kosovë në 26 Mars në veri të Mitrovicës, të kreut të së ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë e Kosovës, Marko Gjuriç, Lista Serbe u largua nga koalicioni qeverisës i Kosovës. Ko e fundit deklaroi se do të niste krijimin e asocacionit të komunave serbe vetë me ndihmën e Beogradit nëse Prishtina nuk do e bënte vetë brenda datës 20 Prill./abcnews.al