Disa truke të thjeshta që mund t’ju vijnë në ndihmë teksa ndodheni në kuzhinë, i gjeni më poshtë.
Shpesh ndodh që kur e vendosni ushqimin në mikrovalë, nuk ngorhet plotësisht. për të shëptuar nga ky problem, pasi të hidhni ushqimin në pjatë krijoni një hapësirë si në foton ilustruese, në mënyrë që ushqimi të ngrohet në të gjitha anët.

Nëse nuk keni pajisjen e duhur, për të ndarë të bardhën e vezës nga e verdha, mund të përdorni një lugë gatimi me vrima.

Në mënyrë që luleshtrydhet mos të prishen shpejt, lajini ato me ujë dhe uthull. Lërini për disa minuta dhe më pas shpërlajini.

Kavanozët shpesh mbajnë aroma të pakëndshme, edhe pasi të jenë larë. Vendosni brenda një gazetë dhe lëreni për 24 deri në 48 orë. Në këtë mënyrë, do largoni aromën e pakëndshme.

Për t’i mbajtur biskotat e freskëta pasi keni hapur ambalazhin mjafton të vendosni një copë mollë brenda tyre. Kur të thahet, zëvendësojeni me një tjetër. /abcnews.al



