Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Egbo nuk mbrohet me deklarata”, Nevil Dede i përvishet Tiranës

schedule23:59 - 22 Qershor, 2020

schedule 23:59 - 22 Qershor, 2020

Nevil Dede, trajneri i Shqipërisë U21, është pjesë e panelit në emisionin “Pressing” në ABC News. Një nga temat që u fol ishte edhe deklaratat e klubit të Tiranës, që kërkoi të mos tentohej të krijoheshin probleme artificiale në kampin bardheblu. Deklarata e Starovës, që Egbo është trajner portierësh, nuk është pritur mirë. Gjithashtu ka pasur edhe zëra të tjerë në lidhje me të ardhmen e nigerianit.

Dede u tregua i drejtpërdrejtë: “Në çdo studio, në Shqipëri dhe kudo, çdo njeri ka të drejtë të japë mendimin e tij. Nuk i mohohet e drejta askujt. E rëndësishme është të mos ofendosh dhe të denigrosh figura. Tirana, sa e fortë është në fushë, duhet të jetë edhe në drejtim.

Imagjinoni çfarë do bënte Partizani, Olsi Rama dhe Sormani. Nëse do ta mbrojë trajnerin, e marrin dhe firmosin. Mos dil me deklarata. Kjo është mbrojtja. Ishte e pakuptimtë ajo deklaratë. Është klubi më i madh, duhet të piqen edhe në fushat e tjera. Nuk duhet të krijosh polemika kur je fitues. Fito kampionatin e mos u merr çfarë thonë njerëzit”.

Ermal Tahiri për komunikatën e Tiranës – “Ne i kemi të gjithë trajnerët në Shqipëri shokë. Ne jemi analistë, të gjithë kemi mbaruar për futboll këtu. Nuk kemi mbaruar për basketboll.

Ne kemi kundërshtime dhe këtu në studio me njëri-tjetrin, prandaj më duket “no sens” që Tirana të bëjë atë komunikatë. Nuk besoj se ne kemi dalë jashtë limiteve, nuk kemi sharë asnjë trajner. Ne sot folëm prapë për Egbo dhe i dhamë merita, ashtu siç i kemi dhënë Ahmatajt dhe Ard Memës. Kur ka gabime, do i themi”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!