Ngoo: Mema nuk zgjidhte një formacion, lojtarët ishin konfuzë!

schedule23:35 - 22 Qershor, 2020

schedule 23:35 - 22 Qershor, 2020

Sulmuesi anglez i Tiranës, Michael Ngoo, vazhdon të flasë në studion e Pressing, në ABC News. Bomberi bardheblu u ndalua më shumë tek ish-trajneri Ardian Mema, si dhe te fillim-sezoni i Tiranës.

“Kur Mema ishte trajner, ne ishim lojtarët. Kur Mema ishte këtu, kishte lojtarë që nuk luanin. Gent Muça nuk luante, Doka luajti vetëm disa ndeshje të para. Mbrojtja, nuk e dinim kush luante. Ndoshta Hoxhallari luante një javë, javën tjetër në qendër të mbrojtjes.

Mendoj se në fillim të sezonit, shumë futbollistë nuk ishin mirë psikologjikisht, pasi një javë luanin në rolin e tyre natyral, një javë në pozicion tjetër, një javë në stol. Futbollistët ishin të paqartë, ishin konfuzë. E di që vetëm 11 lojtarë mund të luajnë, por për shembull:

Nëse ne shkojmë në stërvitje dhe 11 futbollistë stërviten mirë, por nuk bëjnë mirë në ndeshje, cila është arsyeja? Ku është kuptimi? Nëse nuk e kuptoni njëri-tjetrin, ku ta dinë kur të vrapojnë, kur të ndalojnë, kur të pasojnë.

Në fillim, nuk e kuptonim njëri-tjetrin (me Memën). Mendoj se nëse Mema do të kishte zgjedhur 11-tshen më të mirë, do të kishte të njëjtin suport si Egbo. Kam luftuar për Memën në çdo ndeshje. Nuk mund të them nëse Mema ka pasur apo jo mbështetjen e klubit, unë jam thjesht një futbollist”, u shpreh Ngoo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!