Pas tre muajsh shkëputje, fëmijët në Francë u kthehen bankave të shkollës

schedule17:57 - 22 Qershor, 2020

schedule 17:57 - 22 Qershor, 2020

Me miliona fëmijë në Francë janë kthyer në shkollë ditën e sotme pas më shumë se tre muajsh shkëputjeje për shkak të krizës së krijuar nga koronavirusi.

Nxënës deri në moshën 15-vjeçare u kthyen në shkolla ndërsa vendi vijon me rihapjen graduale. Shkollat në Francë u mbyllën më 16 mars, një ditë përpara se i gjithë vendi të futej në karantinë për të përmbajtur përhapjen e koronavirusit.

Një prindër në Nice, Noémie, u shpreh për agjencinë e lajmeve AFP se “qau nga gëzimi” kur mori vesh se dy fëmijët e saj mund të ktheheshin tashmë në shkollë.

Kujtojmë këtu se që nga fillimi i pandemisë, e deri më tani, Franca numëron 160,37 të infektuar dhe 29,640 viktima nga Covid-19. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!