Njerëzit harxhojnë kohë dhe para për rregullimin e dhëmbëve dhe zbardhimin e tyre tek dentisti. Por ka edhe disa mënyra më të thjeshta dhe më pak të kushtueshme që mund të përdorni për t’i zbardhur natyrshëm dhëmbët.
Shëndeti i tyre varet shumë nga kujdesi dhe ushqimi që hani, prandaj më poshtë kemi renditur disa nga ushqimet që mund të përdorni për të mbrojtur buzëqeshjen tuaj, shkruan abcnews.al
Luleshtrydhet

Luleshtrydhet njihen për përmbajtje të acidit malik, një element kryesor që eliminon ngjyrën e verdhë që krijohet tek dhëmbët. Një pastë e bërë me luleshtrydhe dhe sodë buke është ideale për zbardhjen natyrale të dhëmbëve.
Brokoli

Brokoli është kaq i dashur për shëmbët, pasi vepron si një mbrojtës natyral. Niveli i lartë i hekurit që ndodhet tek ai, ndihmon largimin e njollave dhe baktereve të dëmshme.
Karota

Njësoj si brokoli, edhe karotat kanë veti natyrale të mbrojtjes dhe pastrimit të dhëmbëve. Edhe kërcelli i saj është efektiv, provojeni dhe efekti do të jetë mahnitës.
Djathi

Acidi laktik që përmban djathi lufton prishjen e dhëmbëve. Ndaj, rekomandohet ta konsumoni sa më shpesh. /abcnews.al


